Jetesë & Stil

Kylie Jenner me zemër të madhe, dhuron para në ndihmë të fëmijëve me kancer


Modelja, Kylie Jenner, ka dhuruar 500,000 dollarë amerikanë për të krijuar një sallë moderne spitali për pacientët e moshës së re (fëmijë, adoleshentë) të diagnostikuar me kancer.

Ylli i realitetit dhe pronarja e produkteve kozmetike dhuroi fonde për të mbështetur mikun e saj, kantautorin Harry Hudson – i cili u diagnostikua me limfoma të Hodgkin në vitin 2017.

Dhurimi i parave nga rokerët Roger Daltrey dhe Pete Townshend – thuhet të ketë qenë frymëzimi i Jenner, për këtë ndihmë që i bëri spitalit të fëmijëve, “Monroe Carell Jr.” Në Vanderbilt të Nashville.

“Kur Harry u diagnostikua me limfoma të Hodgkin në 2017, një nga gjërat që goditi atë dhe shoqen e tij më të mirë Kylie, e cila u ul me Harry gjatë trajtimeve të tij me kimio terapi, ishte se kishte një nevojë të madhe për të dhënë mbështetje emocionale për adoleshentët dhe ti mbaj ata me shpresë dhe frymëzim gjatë procesit”, tha një burim i afërt i dyshes, për magazinën Page Six, transmeton Albanian Post.

Tutje, ai tha se dyshja mësuan diçka të re nga eksperienca e të qëndruarit në spital.

“Një nga gjërat që Kylie dhe Harry zbuluan se ishin po aq të rëndësishme sa shkenca ishte aftësia për të trajtuar pacientin, veçanërisht demografinë adoleshente, në një hapësirë që reflektonte pozitivitetin dhe shërimin.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore