Lajme

Ky është shkëmbimi më i rëndësishëm i zjarrit që nga 2021, thonë forcat izraelite


Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF), Ran Kochav, thotë se shkëmbimi i zjarrit gjatë natës midis Izraelit dhe Gazës është më i rëndësishmi që nga operacioni “Guardian of the Walls”.

Në maj të vitit 2021 do të zhvillohej një luftë 11-ditore midis Izraelit dhe Hamas-it.

“Sulmet e sotme ishin më të rëndësishmet që nga Operacioni Ruajtësi i Mureve”, u shpreh Kochav për Radio Army.

Ai shtoi se IDF-ja përdori “mjete speciale” për të goditur një fabrikë të prodhimit të raketave si dhe objektiva nëntokësore, pa dhënë detaje.

Lajmin e bëri të ditur “Times of Israel”.

Kochav thotë sakaq se fraksionet terroriste në Gaza “po përdorin armë të vjetruara, dhe mundësia që ata të godasin avionët luftarak izraelitë është e ulët, por është gjithmonë e mundur”.

Izraeli ka kryer sulme ajrore në Rripin qendror të Gazës për herë të dytë këtë javë, sipas dëshmitarëve.

Bastisjet erdhën para agimit të së enjtes. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Më herët gjatë natës, një raketë e lëshuar nga Gaza goditi Izrael-in jugor, duke shkaktuar dëme të lehta në një shtëpi, por jo të lënduar, tha policia izraelite.

Katër raketa të tjera u hodhën gjithashtu nga Gaza, tha ushtria izraelite, pas bastisjeve të saj në enklavën e rrethuar bregdetare, por u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Asnjë fraksion palestinez nuk mori përgjegjësinë për lëshimet e raketave.

Në mars, forcat izraelite vranë të paktën 29 palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor pasi 14 persona në Izrael u vranë në sulme në rrugë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore