Shqipëria

Kuvendi rrëzon dy dekretet e Presidentit


Kuvendi i Shqipërisë, ditën e hënë, më 15 shkurt, gjatë seancës plenare ka rrëzuar dy dekrete të propozuara nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas njoftimit zyrtar ligji nr 151/2020 për një ndryshim në ligjin nr 9975 “Për taksat kombëtare”, me 14 vota pro, 77 kundër dhe nëntë abstenim, u hodh poshtë dekreti i presidentit nr. 11.912.  Më 11 janar, Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend këtë ligj.

Ne deklaratën e Metë-s, ky ligj do të sillte efekt negativ në buxhetin e shtetit.

“Kjo do të sjellë 500 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit”.

Meta pati thënë, se ky ligj ka si qëllim përjashtimin nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen në formën e nënprodukteve minerare.

Ndërsa për ligjin nr. 168/2020 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore ‘të ndryshuar’”, më 13 vota pro, 79 kundër dhe 10 abstenim, u hodh poshtë dekreti i presidentit nr. 11.915. Më 14 janar, Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend këtë ligj.

Gjatë seancës plenare u miratuan dy projektligje, njëra ishtë “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” dhe tjetra “Për shëndetin mendor” të ndryshuar””.

U miratuan gjithashtu dhe dy projektvendime, njëra ishte “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021” dhe tjetra “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore