Kosova

Kuvendi me 2 seanca, Trusti sërish në diskutim


Kuvendi i Republikës së Kosovës

Deputetët e kësaj legjislature në Kuvendin e Kosovës, këtë të mërkurë do të mblidhen për të mbajtur dy seanca plenare.

Seanca e parë është paralajmëruar të filloj nga ora 10:00 dhe në të janë planifikuar pesë pika të rendit të ditës.

Seanca e dytë është planifikuar të filloj një orë më vonë, nga ora 11:00 në të cilën pritet të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës.

Në seancën e dytë pritet të shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për fondet pensionale të Kosovës, i cili i hap rrugë tërheqjes s 30% të mjeteve të Trustit.

Në shqyrtim të parë do të analizohet edhe Projektligji për festat zyrtare.

Pritet të votohet Mocioni nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Nëse ka pajtim, në këtë seancë pritet të formohet Komisioni Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, e disa pika të tjera.

Rendi  i ditës

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16  mars dhe 14 prill 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale

Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:

Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 26 maj, 6  dhe 14 qershor 2022:

Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Seanca plenare në orën 11:00 – rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për   akcizën në produktet e duhanit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për Markat Tregtare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,

Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,

Emërimi i kryetarit dhe katëranëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,

Përzgjedhja e kandidatit për një (1) anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore