Shqipëria

Kuvendi konfirmon drejtoreshën e Autoritetit të Dosjeve dhe ngre dy komisione


Kuvendi i Shqipërisë konfirmoi sërish në krye të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sulën.

Në votim morën pjesë 119 deputetë, nga të cilët 105 votuan pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Deputetët socialistë, por edhe deputetë të opozitës, votëbesuan Sulën në drejtimin e këtij institucioni edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar.

Kuvendi miratoi sakaq edhe përbërjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale.

Komisioni për Reformën Territoriale do të përbëhet nga dy bashkëkryetarë të socialistëve dhe demokratëve (Benet Beci dhe Dhurata Cupi).

Në këtë komision PS-ja do të ketë shtatë anëtarë: Baftjar Zeqo; Lavdërim Krashi; Fadil Nasufi; Anila Denaj; Eduart Ndreca; Anduel Tahiraj dhe Ilir Pendavinji.

Ndërsa demokratët do të kenë pesë anëtarë: Zef Hila; Andia Ulliri; Xhelal Mziu; Orjola Pampuri dhe Saimir Korreshi.

Komisioni për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga dy bashkëkryetarë të socialistëve dhe demokratëve (Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj).

Në këtë komision PS-ja do të ketë gjithashtu shtatë anëtarë: Blerina Gjylameti; Klotilda Bushka; Toni Gogu; Ermonela Felaj; Arben Pëllumbi; Blendi Klosi dhe Klevis Xhoxhi.

Ndërsa demokratët do të kenë pesë anëtarë: Oerd Bylykbashi; Grida Duma; Dashnor Sula; Kreshnik Collaku dhe Lindita Metaliajn.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore