Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton 5 projektligje, miraton 4 prej tyre


Anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë, kanë shqyrtuar në seancën plenarë të 8 shkurtit, pesë projektligje të propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe Deputetë të Kuvendit.

Nga pesë projektligjet e shqyrtuara, katër prej tyre janë miratuar me shumicë vote dhe njëra është rrëzuar.

Në seancën e sotme u miratua projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” si dhe projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë koncesionare Tirana International Airport Shpk “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë”.

Gjithashtu është miratuar projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar” dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri”.

Ndërsa projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, i ndryshuar”’, nuk u miratua. Kjo pasi 77 anëtarë votuan kundra, shtatë prej tyre abstenuan ndërsa 17 anëtarë votuan pro këtij projektligji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore