Lajme

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për vendosjen e çmimeve tavan për produktet esenciale


Kuvendi i Kosovës.

Të hënën, Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë seancën plenare me pikat e papërfunduara në seancën e javës së kaluar.

Në rend të ditës është edhe votimi i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky Projektligj është shqyrtuar të enjten e javës së kaluar, por në mungesë të kuorumin nuk është votuar.

Kuvendi i Kosovës.

Kjo për arsyeje se deputet opozitarë kishin shprehur kritika ndaj projektligjit, teksa e kanë kualifikuar atë si antikushtetues dhe në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë të Kosovës.

Derisa i kanë bërë thirrje Qeverisë që ta tërheqë projektligjin.

Edhe, për herë të dytë kishte dështuar të miratohet Ligji për caktimin e çmimeve tavan të produkteve esenciale në Kuvendin e Kosovës, pasi në sallë kanë qenë vetëm 70 deputetë.

Ndryshe, një masë e tillë ishte paralajmëruar më 13 korrik nga ministrja Rozeta Hajdari.

Ajo në një konferencë për media të mërkurën kishte bërë të ditur se janë duke punuar për një masë ligjore rreth produkteve bazike.

Dy opsionet që kjo ministri ishte thënë se është duke shqyrtuar është caktimi i marzhës së fitimit ose çmimet tavan.

Pozita kërkon të votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore, opozita e kundërshton

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore