Lajme

Kuvendi i Kosovës filloi punimet e sesionit vjeshtor: Në agjendën e akorduar nuk figuron askund Ligji për Pagat


Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kuvendi i Kosovës filloi punimet e sesionit vjeshtor të hënën e 12 shtatorit.

Është caktuar edhe agjenda, por askund nga 16 pika, nuk është paraqitur edhe ligji për pagat, qe nisi grevën e sindikatave nga 25 gushti.

Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë nuk përmendi ligjin për paga, por kjo theksohet akoma më shumë përmes një shkrimi të saj në rrjetin social ‘Facebook’.

Kusari-Lila, përmes këtij shkrimi ka paraqitur agjendën e dakorduar për seancën e radhës në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë agjendë si pikat e para kryesore janë paraqitur miratimet e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, plotësim ndryshimet e grupeve parlamentare në Komisionet funksionale.

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se gjendja aktuale në Kosovë është e jashtëzakonshme, teksa shpresat i ka tek sesioni i ri vjeshtor.

“Po e fillojmë sesionin vjeshtor me shpresë që Kuvendi të jetë më efektiv”.

“Gjendja në sektorin publik dhe privat është shumë rëndë, duke qenë se jemi dakorduar që tema e grevës është një temë e rëndësishme për grupin e AAK-së gjendja është e jashtëzakonshme. Në këtë sesion vjeshtor i kemi disa prioritete, njëri ndër to është ligji i pagave”.

Tahiri, ka shtuar se, “bizneset private janë buzë falimentimit pasi nuk kanë subvencionim nga Qeveria”.

25 gushti i gjeti sërish në greva mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, punëtorët e administratës publike, shërbyesit civilë në institucione lokale dhe qendrore të Kosovës.

Të gjithë kanë të njëjtën kërkesë – rritje të pagës prej 100 eurove. Por, akoma pa përfunduar një ditë e grevës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, doli me vendim që grevistët të pezullohen nga e drejta për pagesë, pasi nga ta po kërkohet detyrim i bindjes për të punuar.

Opozita kërkon debat parlamentar për grevën në seancën e parë të Kuvendit për sesionin vjeshtor

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore