Kuvendi i Kosovës edhe në sesionin pranveror 2024 ka dështuar ta përmbushë rolin kushtetues, ka thënë Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në një raport, duke konsideruar se sikurse edhe në vitetet e kaluara, puna e legjislativit është karakterizuar nga mungesa e kuorumit, vendimmarrjet antikushtetuese e antiligjore, por edhe injorimi i qeverisë ndaj deputetëve.
Gjithashtu, në raportin e IKD-së përmenden edhe arsye të tjera: cenimi i vazhdueshëm i institucioneve të pavarura me rastin e raportimit në mbledhjet e komisioneve parlamentare, ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë përmes deklaratave publike nga ana e deputetëve dhe kabinetit qeveritar, mungesa e transparencës dhe mungesa mbikëqyrjes së punës parlamentare.
“Kryesia e Kuvendit ka dështuar që ta propozojë në seancën plenare programin e sesionit të punës, dhe po ashtu edhe kalendarin e punimeve njëmujore. Për pasojë kjo situatë solli edhe problemin e vazhdueshëm të mosefikasitetit në shqyrtimin dhe miratimin e pikave të rendit të ditës, mosefikasitet që u bartë nga një vit në tjetrin”, ka vlerësuar IDK-ja.
“Sa i përket mungesës së kuorumit, ai prodhoi mosefikasitet, dhjetëra vazhdime të seancave të rregullta të cilat nuk arritën të përfundojnë për shkak të mungesës se vazhdueshme të kuorumit, fillimisht nga shumica parlamentare, dhe më pas edhe nga mungesa e deputetëve thirrës të këtyre seancave, kryesisht opozitës parlamentare”, vijon komunikata e IKD-së.
Në sesionin pranveror të këtij viti, në mungesë të një planifikimi adekuat, sipas gjetjeve të institutit kosovar, kanë mbetur pa u trajtuar 30 pika të rëndit të ditës. Gjithashtu, pa u miratuar kanë mbetur 12 projektligje, ku bën pjesë edhe Kodi Civil që konsiderohet të jetë ligji më i rëndësishëm i një vendi.
“Në secilën seancë plenare, projektligjet janë bartur nga një seancë në tjetrën për shkak të mungesës së kuorumit. Gjatë sesionit pranveror, më shumë se 60 për qind e projektligjeve janë përcjellë nga një seancë në tjetrën. Krejt kjo, si pasojë e mungesës së deputetëve të shumicës parlamentare e më pas edhe mos votimit të deputetëve të opozitës parlamentare”, ka thënë IKD-ja.
Sa i përket transparencës, në sesionin pranveror për këtë vit, legjislativi ka dështuar të rregullojë edhe çështjen e votimit elektronik në seancë plenare, të transmetojë në kohë reale mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe të publikojë dokumentet e mbledhjeve të Komisioneve Hetimore Parlamentare.
E në lidhje me aktivitet legjislative, instituti ka nënvizuar se Kuvendi i Kosovës ka pasur mungesë të efikasitetit, ka preceduar dhe votuar ligje në kundërshtim me kushtetutën dhe nuk ka marrë parasysh apo ka injoruar vërejtjet, komentet dhe sugjerimet e shoqërisë civile e të ambasadave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ramadani: Serbia synon ta eskalojë situatën në Veri që ta forcojë propagandën kundër Kosovës
-
Kurti për Asociacionin: Janë 39 marrëveshje, s’mund të zgjidhni si të ishte byfe suedeze – e pranova vetëm si pako
-
Ministria e Financave kërkon verifikim të disa llogarive për shtesat e fëmijëve
-
Abdixhiku: Kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndalë
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi