Shqipëria

Kushtetuesja: Reagojnë ambasadorët Yuri Kim dhe Soreca


Pas dekretimit të Sonila Bejtjas  si anëtare e  shtatë të Gjykatës Kushtetuese pati një reagim nga  ambasadorja e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Tiranë, Yuri Kim dhe nga ambasadori i  Bashkimit Evropian (BE)  në Tiranë, Luigi Soreca.

Faleminderit presidentit, Ilir Meta për dekretimin e  gjykatësit të shtatë,  të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë, në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të  Venecias, kushtit të BE-së dhe kërkesës së popullit shqiptar. Presidenca, Parlamenti dhe  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi(KED) kanë bërë Gjykatën Kushtetuese funksionale para datës 31 dhjetor”, shkruan Ambasadorja e SHBA-së në Twitter. 

Ajo ka thënë se nuk duhet të pushohet derisa të plotësohen të nëntë vendet. 

Presidenti, Parlamenti dhe KED-ja meritojnë të vlerësohen për realizimin e kuorumit. Edhe pse nuk duhet të pushohet deri sa të plotësohen të nëntë vendet. Puna duhet të vazhdojë gjatë vitit të ri.  Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar që t’i përgjigjen thirrjes për këtë detyrë, në mënyrë që populli shqiptar të ketë sa më parë një drejtësi të vërtetë, sikurse i ka hije një vendi aleat të NATO-s dhe aspirant për në BE, shton ambasadorja amerikane”.

 

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca përshëndeti zgjedhjen e anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese.

Sot, presidenti Ilir Meta dekretoi Znj.Sonila Bejtja, si anëtaren e shtatë të Gjykatës Kushtetuese. Përgëzojmë presidentin dhe  KED-në, për plotësimin e vendit vakant.  Ky vendim i rëndësishëm përforcon edhe më tej funksionalitetin e Gjykatës”, shkruan  Soreca./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore