Libra

Kushi prezanton nismën sensibilizuese për zhvillimin e leximit


Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, ka prezantuar nismën e ndërmarrë për nxënësit e shkollave. Ajo e ka cilësuar “E Premtja e Leximit”.

“Me leximin modest të poezisë “Tetor” të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, gjatë aktivitetit kushtuar Ditës Kombëtare të Rinisë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, kam dëshirë të lançoj nismën më të fundit të MASR për nxënësit në shkollat tona “E Premtja e Leximit””, u shpreh Kushi.

Sipas saj, nisma e ndërmarrë, do të jetë një formë për t’i kushtuar rëndësi më të madhe identitetit kombëtar dhe për të ruajtur, përparuar dhe kultivuar gjuhën shqipe.

“Çdo të premte, leximi i poezive, prozave apo eseve nga nxënësit dhe për nxënësit, krijuar nga ata vetë apo autorë të njohur shqiptarë, do të jetë mbi të gjitha sensibilizim për zhvillimin e mëtejshëm të leximit”, u shpreh ministrja Kushi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore