Shqipëria

Kushi mirëpret presidentin italian Sergio Mattarella


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka mirëpritur këtë të mërkurë të 7 shtatorit presidentin italian Sergio Mattarella.

Bashkë me të ka ardhur në aeroportin “Nënë Tereza” edhe ministrja italiane e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor, Maria Cristina Messa.

Të dy do të zhvillojnë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, ka treguar ministrja Kushi në një postim në Facebook.

“E nderuar që së bashku me ambasadorin Fabrizio Bucci mirëpritëm në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ Presidentin e Republikës së Italisë Sergio Mattarella dhe ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa”, ka shkruar Kushi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore