Shqipëria

Kushi: mësimi do të zhvillohet online për shkak të përkeqësimit të motit


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, njoftoi se të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar do të kalojnë në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

“Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi”thuhet në njoftimin e ministres së arsimit.

Sjellim në vëmendje se njoftimi për mbylljen e shkollave, vjen pas rivendosjes së fashës orare në vendin tonë, nga ora 20.00 deri në orën 06.00. Mbetet për t’u konfirmuar dyshimi për mutacionin e Covid-19 në Shqipëri dhe mënyrën si do të ndikojë variantet e reja të virusit në luhatjen e kurbës apo vdekshmëri. Njoftohet se disa mostra të dyshuara si variant i ri i Covid-19, janë dërguar në laborator tashmë. Për përgjigjet ndërkohë, duhet pritur akoma.

Zëvendës drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, deklaroi për Albanian Post se “ka shumë gjasë që variantet e reja të kenë ardhur në Shqipëri. Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve i bën thirrje qytetarëve për rrespektimin e masave anticovid dhe respektimin e masës policore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore