Shqipëria

Kushi: Dy vite pas tërmetit, kemi ende shumë punë përpara


Dy vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit në Shqipëri, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në një postim në median sociale “Facebook”, ka përkujtuar viktimat e asaj tragjedie, si dhe ka vënë në dukje punën e madhe që është bërë që nga ajo ditë për ndërtimin e shkollave.

“Ja ku jemi sot pas dy vitesh dhe sa shkolla të reja me standarde evropiane janë ndërtuar me ‘Programin e madh të Rindërtimit’, që as nuk i kishim ëndërruar më parë. Kemi ende shumë punë përpara, prandaj nuk do të ndalemi, për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e Shqipërisë!” shkruan ministrja.

Më pas, ajo shpreh mirënjohjen “për të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar në ditë të vështira!”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore