Sport

Kush janë boksierët më të pasur në botë dhe sa para kanë marrë?


Boksi është një sport që në nivel profesional lëviz shumë para për sportistët, televizionet dhe kompanitë e tjera.

Ka disa boksierë që kanë bërë miliona brenda dhe jashtë ringut. Por kush dhe si u bënë kaq të pasur?

Floyd Mayweather fitoi 9 milionë dollarë në vitin 2019 për një luftë që zgjati vetëm 14 sekonda.

Lufta mes Pacquiao dhe Mayweather solli një vlerë befasuese prej 600 milionë dollarësh, duke e bërë atë “Pay-per-view” me fitimin më të lartë të të gjitha kohërave.

Ndërsa, Oscar de la Hoya vazhdon të rrisë pasurinë e tij si rezultat i marrëdhënieve të tij të biznesit në industrinë e boksit.

Sipas raporteve të fundit të të ardhurave, Canelo Alvarez ka të ngjarë të jetë ndër boksierët më të pasur në histori shumë shpejt.

Kush janë 5 boksierët më të pasur të 10 viteve të fundit?

Floyd Mayweather – Pasuria neto: 560 milionë dollarë

Mayweather fitoi emrin “Para” për një arsye, ai u dha shuma të mëdha kundërshtarëve të tij dhe mori pjesë në katër ndeshjet më të njohura me pages që janë zhvilluar ndonjëherë.

George Foreman – Pasuria neto: 300 milionë dollarë

Veterani ka bërë 81 ndeshje në karrierën e tij. Ai konsiderohet si një nga boksierët më të mirë në histori për peshatat e rënda. Ai është ndeshur me emra si: Joe Frazier, Evander Holyfield dhe Muhammad Ali.

Manny Pacquiao – Pasuria neto: 200 milionë dollarë

Lufta mes Pacquiao dhe Mayweather ishte padyshim ajo që i dha pasurinë më të madhe filipinasit. Ai u bë boksieri i vetëm që mbajti tetë tituj në kategori të ndryshme peshash.

Boksieri tashmë ka nisur karrierë politike në Filipine falë milionave të fituara nga boksi.

Oscar de la Hoya – Pasuria neto: 200 milionë dollarë

Hoya pavarësisht se në karrierën e tij u ndesh me emra si: Felix Trinidad dhe Bernard Hopkins, pagesën më të madhe e mori në ndeshjen ndaj Mayweather, 52 milionë dollarë.

Canelo Alvarez – Pasuria neto: 140 milionë dollarë

I pesti në listë, por i vetmi që ende konkuron në garat profesionale. Aktualisht ai shihet si boksieri më i “tregtueshëm” në botë.

Pasuria më e madhe e tij erdhi falë përballjeve me Mayweather, Chavez dhe Golovkin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore