Sport

Kush janë 10 trajnerët më të paguar në futbollin evropian


Italiania “Calcio e Finanza” ka përpiluar listën me 10 trajnerët më të paguar te klubet e futbollit në Evropë. Pesë prej tyre janë nga Premier League, dy nga Serie A, dy nga La Liga dhe një nga Ligue 1.

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, ka pagën më të lartë bruto në Evropë. Argjentinasi përfiton rreth 40 milionë eruo. Pushteti i tij në klub është i madh, pasi përveç rrogës së lartë edhe merkato i është lënë në dorë 51-vjeçarit.

I dyti në listë renditet, Pep Guardiola i Manchester City-t. Spanjolli përfiton 23 milionë euro bruto. Pas tij vjen, Jurgen Klopp-i i Liverpool-it. Gjermani paguhet 17.5 milionë euro bruto.

Lista e plotë e pagave bruto:

1-Diego Pablo Simeone (Atletico Madrid): 40 milionë euro në sezon.

2-Pep Guardiola (Manchester City): 23 milionë euro në sezon.

3-Jurgen Klopp (Liverpool): 17.5 milionë euro në sezon.

4-Mauricio Pochettino (Paris Saint Germain): 13.4 milionë euro në sezon

5-Massimiliano Allegri (Juventus): 12.95 milionë euro.

6-Antonio Conte (Tottenham Hotspur): 12 milionë euro në sezon.

7-Benda Rodgers (Leicester City): 11.7 milionë euro në sezon.

8-Carlo Ancelotti (Real Madrid): 11 milionë euro në sezon.

9- Marcelo Bielsa (Leeds United): 9.5 milionë euro në sezon.

10– Jose Mourinho (AS Roma): 9.2 milionë euro në sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore