Lajme

Kush është pa mëkat të lëshojë gurin e parë: Dorëhiqet qeveria holandeze


Kabineti qeveritar holandez ka dhënë dorëheqjen pas skandalit të zyrës së taksave.

Zyra e Taksave holandeze, kishte akuzuar mijëra familje për mashtrim mbi ndihmat sociale të fëmijëve. Ajo kërkonte nga qytetarët që të bënin ripagesa të dhjetëra mijëra eurove, duke çuar shumë familje në borxhe të mëdha.

Kryeministri i vendit, Mark Rutte, mblodhi në Hagë, Kabinetin Qeveritar. Ministrat duhej të jepnin mendimin e tyre për dhënien e dorëheqjes, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Votuesit do të vendosin se kush do të marrë 150 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve holandez, më 17 Mars.

Presioni mbi koalicionin e katërt partiak, për të dhënë dorëheqjen, u rrit të enjten kur liderja e partisë Laburiste të opozitës, Lodewijk Asscher, u largua.

Udhëheqësi i partisë së gjelbër, Jesse Klaver, shkroi në llogarinë e tij në Twitter se ky ishte “vendimi i duhur” për Holandën.

“Le të jetë ky një fillim i ri. Një pikë kthese ku ne të rindërtojmë shtetin tonë të mirëqenies”, shkroi ai.

Politika e Holandës zhvillohet brenda kornizave të një demokracie përfaqësuese parlamentare, një monarkie kushtetuese dhe një shteti unitar të decentralizuar.

Kabineti përbëhet zakonisht nga 13 deri në 16 ministra dhe një numër i ndryshëm i sekretarëve të shtetit. Një deri në tre ministra janë ministra pa portofol.

Kreu i qeverisë është kryeministri i Holandës, i cili shpesh është lider i partisë më të madhe të koalicionit.

Kryeministri është “i pari ndër të barabartët”, që do të thotë se ai nuk ka kompetenca të veçanta përtej atyre të ministrave të tjerë. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore