Libra

Kush do e trashëgojë bibliotekën e Umberto Eco-s?


Biblioteka personale e shkrimtarit dhe opinionistit italian, Umberto Eco, numëron një sërë titujsh, disa prej të cilëve janë botime të rralla dhe origjinale, të cilat vlejnë mijëra euro secila.

Ministria e Kulturës Italiane ka negociuar me trashëgimtarët e Eco-s për të marrë në mirëmbajtje bibliotekën e tij, e cila numëron më shumë se 30 mijë tituj të veçantë.
Në testamentin e tij, vetë shkrimtari ka lënë porosi që një pjesë e librave të bibliotekës së tij t’i dërgohen Arkivit të Universitetit të Bolonjës. Librat e literaturës klasike ia ka lënë Bibliotekës Kombëtare të Brera-s në Milano.
Eco ishte një autor koleksionist. Të gjitha veprat e bibliotekës së tij do të arkivohen në Milano, në mënyrë që të ruhen nga profesionistë. Ndër to përmendim “Hypnerotomachia Poliphili” të vitit 1499, “Offenbarung göttlicher Majestät” të vitit 1619, si dhe disa përralla veneciane anonime.
Umberto Eco (Alesandria, 5 janar 1932 – Milano, 19 shkurt 2016) ishte një shkrimtar, filozof, kritik letrar, semiolog dhe profesor në universitetin italian. Njihet më së shumti për romanin e tij të 1980-ës, “Il nome della rosa”. Më pas shkroi romane të tjera, si: “Il pendolo di Foucault” dhe “L’isola del giorno prima”. Romani i tij “Il cimitero di Praga”, botuar më 2010-ën, kryesoi listën e librave më të shitur në Itali.

Eco ka lindur në qytetin e Alesandrisë, në Piemonte. I ati i tij, Xhulio ishte një llogaritar i qeverisë, e cila e thirri të punonte gjatë 3 luftërave. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Umberto dhe nëna e tij, Xhovana, u shpërngulen në një fshat malor, Piemonte. Aty Eco do të fitonte një kulturë tjetër dhe do të bënte disa referenca në shitje, duke u përmirësuar edhe më në punën e tij. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të botës. Romani më i njohur i tij është “Emri i trëndafilit” (“Il nome della rosa”, 1980).
Eco ishte një intelektual i mistershëm. Novela e tij në vitin 1988, “Il pendolo di Foucault”, e përshkruan atë si një person që kupton kodet e Da Vinçit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore