Lajme

Kusari-Lila: Kuvendi i Kosovës të enjten mban dy seanca


Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se është  vendosur data kur do të mbahet vazhdimi i seancës.

Kjo mbajtje e seancës vjen për arsyeje se nuk janë trajtuar disa nga pikat e seancës të enjten.

“Nga mbledhja e kryesisë së Kuvendit është dakorduar që dita e enjte me datë 21 korrik, të jetë ditë në të cilën mbahet vazhdimi i seancës me pikat e patrajtuara nga seanca e djeshme dhe gjithashtu hapet një seancë e re”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo tutje ka sqaruar se në rend dite janë një sërë projektligjesh.

“Në rend dite janë shqyrtimi i dytë projektligji për ushqimet ai agjencisë për vitin 2021, shqyrtimi vendimit të qeverisë për hartimin e planit hapësinorë. Do të bëhet debat në lidhje për mos liberalizmin e vizave dhe mocioni nga VV për adresimin e rezolutës. Ka dakordim për mbështetje të mocionit për ratifikimin e marrëveshjes për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë”.

Kuvendi i Kosovës.

Ndryshe më 14 korrik Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Projektligji, pas një debati mes pozitës dhe opozitës, ka marrë 58 vota pro nga 61 veta sa kanë votuar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndryshe nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka votuar pro, por ka abstenuar.

Kuvendi ka votuar në lexim të dytë edhe Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Projektligji ka marrë 60 vota pro, me kryetarin e Kuvendit që sërish ka abstenuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore