Lajme

Kusari-Lila ia paragjykon rezultatin nismës së Shqipërisë: Rezoluta kundër Dick Marty-it s’prodhon gjë të re


Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Në lidhje me rezolutën e miratuar në Parlamentin e Shqipërisë kundër raportit të ish-senatorit zviceran Dick Marty ku ngarkonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me akuza për trafikim organesh , vlerësim ka pasur edhe nga shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“S’prodhon gjë të re” dhe “është dashur të bëhet më herët”, ishte (para)gjykimi i Kusari-Lilas për Kosovapress.

“Aktualisht nuk është prezantuar në Gjykatën Speciale ndonjë lidhshmëri mes këtij raporti me aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së. Prandaj, në situatën aktuale nuk jam e sigurt nëse do të prodhojë ndonjë efekt të drejtpërdrejt në atë se çka është duke trajtuar procesi në Gjykatën Speciale”.

Kjo “për faktin se ende nuk janë të kompletuara aktakuzat se me cilat pretendime po mbahen krerët e UÇK-së në Hagë. Përderisa vullneti i Kuvendit të Shqipërisë është prezantuar përmes këtij raporti, ndoshta ka munduar të ketë efekt sikur të ishte bërë më herët”, thotë deputetja.

Kusari-Lila thotë se “duhet të shihet si do të shkojë më tutje” referuar nismës ligjore të parlamentit shqiptar kundër raportit të Marty-it.

“Prej momentit kur ka dalur është dashur që Shqipëria dhe Kosova të kenë vëmendje të natyrës tjetër që të mos e lënë të finalizohet siç është finalizuar. Por tashmë gjendemi para faktit të kryer”.

“Kështu që, në këtë situatë nuk mundemi me thënë që ajo çka mundet me prodhu diçka të re në KiE, por ne si komb duhet të bëjmë më të mirën e mundshme që UÇK të ketë statusin që e meriton”, ishte vlerësimi i saj.

Kalon rezoluta kundër raportit të Dick Martyt

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore