Lajme

Kurtit i premtohet nga deputetët britanikë mbështetje për anëtarësimin në KiE dhe NATO


Kurti në takim me deputetët britanikë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar është takuar me deputetët e Grupeve Parlamentare.

Gjatë këtij takimi, kreut të ekzekutivit atij iu premtua përkrahje për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione të tjera.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori Ilir Kapiti, në Parlamentin Britanik takoi sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), të përbërë nga: Harriett Baldëin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Mattheë Offord dhe Tony Lloyd”.

“Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”.

Kurti në takim me deputetët britanikë.

Tutje në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është thënë se Kurti i njoftoi deputetët edhe për të arriturat në Kosovë, sundimin e ligjit, ngritjen ekonomike, dhe çështje tjera aktuale në Kosovë dhe rajon.

Më 31 tetor, edhe Ministri i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikën e Veriut, James Cleverly është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Cleverly e ka bërë të ditur këtë përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’ ku ka thënë se temë diskutimi kanë pasur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot kam takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përpara Samitit të Procesit të Berlinit. Ne diskutuam për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve në të dy vendet”.

Sipas tij, “marrëdhëniet Britani-Kosovë janë të forta dhe të gjata”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore