Lajme

Kurti: Zhvillimi i qeverisjes elektronike synon transparencë dhe llogaridhënie


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë marrë pjesë në lansimin e pagesave elektronike.

Kurti, deklaroi se nëpërmjet zhvillimit të qeverisjes elektronike po synohet që të rritet transparenca e llogaridhënia.

“Në agjendën digjitale 2030 si agjendë horizontale jemi duke përcaktuar orientime strategjike në gjithë sektorët e qeverisjes. Derisa po hedhim baza strategjike duhet të kemi qasje të unifikuar ndaj digjitalizimit. Nëpërmjet zhvillimit të qeverisjes elektronike synojmë rritjen e transparenca e llogaridhënia”, tha Kurti.

Sipas tij, me miratimin e ligjit për identifikimin elektronik është hapur rruga për nënshkrim elektronik, “projekt ky që do të filloj së shpejti”.

“Sot po fillojmë me pilotimin e pagesave elektronike. Pagesat elektronike do të jenë lehtësim edhe nga mërgata. Presim që pagesat të përdoren për zhvillime të tjera. Në kuadër të masave kemi lansuar shërbime për lehona. Planifikojmë që gjatë janarit të bëhet certifikata e lindjes të gjitha në kuadër E-Kosova”.

Kryeministri, theksoi se E-Kosova do të ofrojë një numër të madh të shërbimeve.

“Po përpiqemi E-Kosova të ofrojë sa më shumë shërbime dhe do ta rrisim transparencën dhe llogaridhënien tonë. Llogaridhënia rritet transparenca bëhet radikale shërbimet e qytetarëve bëhen më cilësore edhe për nga cilësi dhe përmbajtja. Digjitalizimi do të ndihmojë administratën dhe komunat e Kosovës”.

Qeveria e Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati pohoi se nuk do të ketë pagesë gjatë testimit të programit.

“Mundësimi i pagesave në mënyrë elektronike të tatimit në pronë e gjoba përmes E-Kosova gjatë pilotimit do të jenë pa kosto”.

“Për të përdor pagesa duhet të bëjnë verifikimin e identitetit. Kjo krijon lehtësira edhe për mërgatën tonë. Do të mund ta kryejnë pagesën edhe pa qenë fizikisht këtu”.

Edhe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se pandemia e ka përshpejtuar këtë proces,

“Për ta realizuar me i krijuar grup punues për infrastrukturë dhe do të dërgojë raport për ta informuar për gjendjen, lansimi këtij moduli do të ndihmojë sa i përket pagesave online. Do të mund ta bëjnë nga shtëpia përmes procesit të digjitalizimit”.

Më 29 dhjetor, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka lansur E-testimin për patent shofer, përmes të cilit synohet eliminimi i aferave korruptive.

“Nuk ka më asnjë mundësi që përmes aferave korruptive të pajiset me patentë-shofer, pra eliminohet komplet faktori njëri”, ka thënë zëvendësministri i mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai bëri të ditur se nga 5 janari do të fillojë implementimi i E-testimit në shtatë qendrat regjionale të Kosovës.

“Kjo është një reformë në njësinë e patentë-shoferëve, gjatë muajit dhjetor e kemi pas fazën testuese në gjitha qendrat regjionale dhe që në fillim të janarit do të fillojmë ne të gjitha shtatë qendrat regjionale që ta implementojmë në tërësi këtë projekt”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore