Lajme

Kurti – Von der Leyen: Diskutojnë për procesin e integrimit të Kosovës në BE


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, kryeministri Kurti është pritur në takim nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në këtë takim theks të veçantë ka pasur procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Biseda u fokusua në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit”,

Bëhet e ditur se kryeministri i shprehu Von der Leyen mirënjohjen e qeverisë së Kosovës për mbështetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi për reformat e ndërmarra në drejtësi, për angazhimet e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, luftën e pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe reformat kyçe për zhvillim dhe përafrim me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen

Po ashtu, i bëri të ditur edhe rritjen ekonomike në Kosovë.

“Ai e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian për rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, të të hyrave tatimore dhe investimeve direkte në Kosovë”.

Në njoftim theksohet se në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi si dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schëarz.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Joseph Borell, pas mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim

Asociimit, shprehën haptazi kundërshtimet mes vete në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Borell, ishte i prerë në atë se “Asociacioni i Komunave Serbe duhet të implementohet, sepse do të jetë pjesë integrale e marrëveshjes së ardhme gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Albin Kurti dhe Joseph Borrell

“Çfarë kam për të thënë kur është puna te Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, është ajo çfarë kam thënë në disa raste gjatë këtij takime dhe para këtij. Themelimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit”.

Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale dhe e vetmja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016 dhe e cila synon të mbështesë përpjekjet e Kosovës për forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore