Shqipëria

Kurti vazhdon turin shqiptar në Gjirokastër


Albin Kurti viziton Gjirokastrën

Pas vizitave në Lezhë më 2 mars dhe në Tiranë një ditë më pas, turi i Albin Kurtit në Shqipëri kalon për në Gjirokastër.

Kreu i Vetëvendosje dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të prezantojë në këtë qark kandidatin për deputet, Kreshnik Merxhani.

Mësohet se Kurti ka mbërritur në qytetin e gurtë mëngjesin e 4 marsit. Vizitën ai e ka nisur duke vendosur kurora me lule në shtatoren e Çerçiz Topullit.

Prezantimi zyrtar i Merxhanit ndërkohë pritet të ndodhë.

Dy kandidatët e tjerë të prezantuar janë Iliaz Shehu në Lezhë dhe Boiken Abazi në Tiranë. Të tre aktivistët e LVV-së, do të kandidojnë si të pavarur dhe jo në sigël politike. Mbështetja e Vetëvendosje do të shkojë plotësisht për këta tre kandidatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore