Lajme

“Kurti urgjentisht duhet të raportojë në Kuvendin e Kosovës për darkën me Vuçiçin”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në takim jo formal në Gjermani

“Kurti nuk duhet të lejohet të bëjë kësi shkelje kurrë më dhe urgjentisht duhet të raportojë në Kuvendin e Kosovës”.

Kështu ka reaguar Uk Lushi, Publicist shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke komentuar darkën dhe takimin jo formal të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me Presidentin e Serbisë, Alksandër Vuçiç, një natë më parë.

Është devijim i palejueshëm kundrejt institucioneve dhe për kësi rastesh Kurti, të tjerët do ti quante tradhtar, ka shtuar Lushi.

“Darka tête-à-tête e Albin Kurtit me Presidentin e Serbisë, në praninë e një sllovaku por pa praninë e së pakut një apo edhe më shumë shqiptarëve tjerë në darkën në Berlin, është devijim i palejueshëm kundrejt institucioneve dhe reprezentimit kolektiv të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar”, ka shkruar Lushi në llogarinë e tij në Facebook.

“Albin Kurti”, ka potencuar Lushi, “për kësi rastesh të tjerët do t’i akuzonte për tradhti”.

Sipas publicistit shqiptar në kësi takime jo formale nuk është e denjë të mos ketë prani edhe të personave të tjerë.

“Asnjë individ nuk guxon të takohet apo flasë individualisht, qoftë ai individ edhe kryeministër, me Serbinë pa prani të shqiptarëve dhe përfaqësuesve tjerë shtetëror si dëshmitarë”.

Kjo darkë e Kurtit me ish-ministrin e Millosheviqit Vuçiç është më keq se darkë e gabuar, ka thënë ndër të tjera Lushi, “asnjë individ vetëm nuk mund flet dhe as mund na përfaqëson vetëm”.

Edita Tahiri, ish kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel

“Kurti të tregoi çka bisedoi me Vuçiç-in në Berlin”, ka kukuar edhe ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri.

Ajo ka kërkuar nga kryeqeveritari kosovar që dialogun me Serbinë të mos ta mbajë jashtë Parlamentit të Kosovës.

“Nuk i bën mirë kësaj qeverie e as Kosovës qe dialogun me Serbinë ta mbaj jashtë parlamentit dhe jashtë opozitës. Puna e parë e Kurtit është që të tregoi se çfarë bisedoi me Vuciç-in sot në Berlin”, shkroi Tahiri në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore