Lajme

Kurti takon ish-ministrin e jashtëm gjerman, Joschka Fischer


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapësira të Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist” me temën “Promovimi i solidaritetit dhe gjithë përfshirjes në Evropë” në Shkup ka zhvilluar takime të ndara me ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer, ish-ministrin e financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem, dhe me drejtoren ekzekutive të “The Economist Events” për Greçi, Çipro, Maltë dhe Evropën Juglindore, Nectaria Passarivakis.

Në njoftim të zyrës së kryeministrit thuhet se Kurti ka falënderuar ish-ministrin e gjerman, Joschka Fischer kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm dhe vendimtar gjatë vitit 1999 që rezultoi me intervenimin e NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviçit.

Në këtë takim thuhet se kanë biseduar edhe për politikën aktuale në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer – Shkup

Kurti me ish-ministrin e financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem thuhet se kanë biseduar për investimet në ekonomi sepse ato janë promotor i krijimit të vendeve të reja të punës.

Mundësia e organizimit në Kosovë të ngjarjeve të ngjashme me atë të Shkupit nga ana e “The Economist Events”, thuhet e ishte tema e diskutimit mes kryeministrit Kurti dhe drejtoreshës ekzekutive të këtij eventi, Nectaria Passarivakis.

Ndërsa, pas diskutimeve në panel në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Shkup, Kurti është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Kurti ka falënderuar Abazoviqin për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në shumë fusha si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike nëpërmjet ndarjes së përvojave dhe njohurive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Luftimi i krimit dhe korrupsionit ishte tema tjetër e diskutimit, ku është thënë se “duhet luftuar bashkërisht në të dy anët kufirit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore