Lajme

Kurti takon homologun norvegjez: Kosova ka shumë për të mësuar nga shteti juaj


Albin Kurti dhe Jonas Gahr Store

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është për një vizitë zyrtar në Norvegji, këtë të martë ka takuar homologun e tij norvegjez, Jonas Gahr Store, ku me ç’rast i pari i ekzekutivit është shprehur falënderues për mikpritjen e Store.

Kurti në takim me Store ka potencuar se Kosova do të mësojë shumë nga shtet-ndërtimi i suksesshëm i Norvegjisë.

“Kosova do të mësojë shumë nga suksesi i Norvegjisë në ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë. Me tregues të mirë në demokraci dhe ekonomi, është koha për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe i pari i ekzekutivit është takuar edhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Norvegjisë, Jan Christian Vestre, ku me ç’rast Kurti ka potencuar se burimet natyrore, rini dhe pozita gjeografike e Kosovës janë potencial për investimet norvegjeze.

“Ne kërkuam investime në ujë, erë dhe energji diellore dhe në sektorin mineral nga Ministri norvegjez”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore