Lajme

Kurti takohet me Peters dhe Levin – falënderon SHBA për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës


Kryeministri i Kosovoës, Albin Kurti, senatori Gary Peters dhe kongresistin, Andy Levin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të vizitës zyrtare në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar me senatorin Gary Peters dhe kongresistin, Andy Levin.

Kështu është bërë e ditur nga zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen nga Kongresi dhe Senati Amerikan për çështjen e Kosovës dhe për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar edhe progresin e shënuar gjatë qeverisjes njëvjeçare, duke theksuar punën e institucioneve në avancimin e kauzës së dyfishtë të krijimit të vendeve të punës dhe drejtësisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës zyrtare në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryetari i qytetit Rochester Hills, Bryan Barnett.

“U bisedua edhe për dhe kërcënimin që aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Ndë të tjera, kryeministri përmendi rreshtimin e Kosovës krahas vendeve perëndimore për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërinë për të strehuar 5.000 refugjatë nga Ukraina, si dhe për të mirëpritur disa gazetarë ukrainas.

Kurti, vizitën në shtetin Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përmbyllur me një tubim të madh me komunitetin shqiptar, të organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare, Shën Pali.

Në Michigan jeton një nga diasporat më të mëdha shqiptare në botë, që numëron rreth 50 mijë shqiptarë.

Në njoftim thuhet se, “Kurti ka shprehur kënaqësinë për takimin dhe i ka falënderuar ata për kontributin e madh që kanë dhënë për Kosovën dhe kombin shqiptar, edhe në luftë edhe në paqe, edhe para shpalljes së pavarësisë edhe pas shpalljes së saj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore