Kurti takohet me Ambasadorin që e njeh “nga viti 1998”

SHFLETO

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ambasadori i ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

 

Albanian Post, Armat Matoshi
07.09.2022 17:59
Loading Icons...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Siç thekson njoftimi i qeverisë, Kurti dhe Westerlund njihen që nga viti 1998, ku ishin takur në një konferencë.

“Ky nuk është takimi i parë i kryeministrit Kurti me ambasadorin Westerlund. 23 vite më parë, në verën e vitin 1998, ata ishin takuar në Suedi në një konferencë ku atë kohë si përfaqësues i unionit të studentëve po merrte pjesë edhe kryeministri Kurti”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ambasadori i ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Kurti ka falënderuar diplomatin për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në fushën e demokratizimit, të drejtat e njeriut, barazisë gjinore dhe ambientit.

“Kryeministri Kurti më tej foli për performancën ekonomike në vitin e fundit dhe indikatorët pozitiv të demokracisë, duke nënvizuar se Kosova është rrëfim suksesi që dëshmon se zhvillimi ekonomik dhe demokracia cilësore mund të shkojnë krah për krah”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, ndër prioritetet e Westerlund janë rritja e bashkëpunimit tregtar ndërmjet Suedisë dhe Kosovës.