Sport

Kurti si Obama, por pak më ndryshe (VIDEO)


Ish- kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbrëmjen e gjashtë shkurtit tregoi që, kur e ka terrenin e lirë nga kundërshtarët, nuk është i suksesshëm vetëm në jetën e tij politike.

Ai në një palestër plot me simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje shfaqi aftësitë edhe në sportin e basketbollit.

Siç shihet në një video, Kurti i rrethuar nga simpatizantë dhe pa kundërshtarë që ta pengojnë, shënon lehtësisht nga gjuajtja e lirë.

Forma megjithatë nuk është më e mira.

Pozicionimi i këmbëve çalon, por mungesa e krejtësishme e kundërshtarëve ia mundëson lehtësisht të shënojë.

Njëjtë siç pritet të bëjë edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit.

 

Kurti nuk është i vetmi që e ka provuar me topin e basketbollit.

Në zgjedhjet e fundit në SHBA, ish-presidenti, Barack Obama, një njeri i shumë-talenteve, shënon në mënyrë mjeshtërore nga distanca prej më shumë se shtatë metrash.

Forma e hedhjes, pozicioni dhe trajektorja që merr topi ngjajnë si të një basketbollisti të rryer.

Ka diferenca të mëdha mes ish presidentit të Shteteve Të Bashkuara, Barack Obama dhe ish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Jo vetëm në ideologjitë e tyre, por edhe në mënyrën se si e luajnë sportin e basketbollit.

Megjithatë, në këtë rast, të dy shënojnë.

Por, dallimi është evident. Në njërën video mund të shohim Kurtin i cili qëndron statik dhe shtrinë autoritet edhe mbi topin e basketbollit.

Kurse në videon e ish presidentit Obama, mund të shohim lëvizjet e lirshme të cilat mund të interpretohen si përfaqësim i frymës së tij liberale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore