Lajme

Kurti refuzon ta shkarkojë Rakiç-in, nuk ka asnjë koment negativ për të


Goran Rakiç dhe Albin Kurti

Ministri i Kosovës, Goran Rakiç, ishte një nga organizatorët e kundërshtimit të ashpër që ju bë policisë së Kosovës në aksionin kundër mallrave të kontrabanduara në Veri, por Albin Kurti po refuzon ta shkarkojë.

Në fakt, Kurti nuk ka pasur asnjë koment negativ për sjelljen e ministrit të tij.

Njëjtë si për barrikadat, Kurti thotë se s’ka përse ta largojë këtë ministër që dje i tha presidentit serb që ose të reagojë ai në mbrojtje të serbëve në Veri, ose ai do ta marr vetë situatën në dorë bashkë me grupet kriminale në pjesën veriore të Kosovës.

Ai shkurt është përgjigjur, para gazetarëve gjatë një vizite në Prizren, se “çështja nuk është Rakiçi”, ndërsa “shkarkimi i tij do ta bënte çështje”.

Kurti nuk pati hezituar fare ta bëjë “çështje” Agim Veliun i cili kishte shprehur një mendim të kundërt me Kurtin në një televizion në Kosovë.

E pati shkarkuar qysh të nesërmen e deklarimit, në vlugun e pandemisë.

Shkarkimi kishte çuar deri në rrëzimin e qeverisë.

Më “çështje” se kaq s’kishte si të bëhej.

Por, për Rakiçin ka standard tjetër Kurti dhe përse e mban këtë standard ende nuk e ka shpjeguar.

Kush është Goran Rakiç, ky njeri kaq i fuqishëm që Albin Kurti s’guxon ta shkarkojë?

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore