Lajme

Kurti: Qeveria do të dërgojë sugjerimet e saj ZRRE-së


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një prononcimi për media ka bërë të ditur se ekzekutivi të cilën ai e drejton do të dërgojë komentet me sugjerime tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë, lidhur me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike.

I pari i ekzekutivit ka thënë se ai pret edhe nga ministrat e linjës dhe Kuvendi i Kosovës sugjerime në mënyrë që bordi i ZRRE-së bazuar në raportin e vet, ti trajtojë edhe sugjerimet e të tjerëve.

“Ne do t’i dërgojmë komentet tona. ZRRE është institucion i pavarur shtetëror. Ta zëmë, unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesuesit të bordit, mirëpo ministrat e linjës shpresojë edhe nga Kuvendi do t’i dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që bordi i ZRRE-së bazuar me raportin e vet, t’i trajtojë edhe sugjerimet e të tjerëve”, tha Kurti.

Kryeqeveritari ka folur edhe për çështjen e kryeprokurorit -pasi Aleksandër Lumezit, i përfundon mandati në muajin prill dhe tashmë konkursi është i hapur- duke thënë se ai nuk ka kontakte me kandidatët e mundshëm për kryeprokurorë të shtetit.

“Nuk zhvilloj bisedime me kandidatët që mund të jenë për kryeprokuror. Është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejt të kryeprokurorë të ardhshëm që të kandidojnë e të fitojnë”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore