Lajme

Kurti: Përjetësisht falënderues ndaj Amerikës që na mbrojti jetën dhe liritë


Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në “Twitter”, në Ditën e Përkujtimit, falënderoi ushatarët amerikanë të misionit paqeruajtës të NATO-s që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë, të cilët garantojnë paqen dhe stabilitetin në vend.

“Në Ditën e Përkujtimit nderojmë trimat që kanë sakrifikuar jetën për të mbrojtur lirinë. Ne në Kosovë jemi përjetësisht mirënjohës për mbrojtjen e jetës dhe lirive tona që na kanë dhënë forcat amerikane. Kjo mbrojtje është e pranishme sot kur forcat e KFOR-it ndihmojnë institucionet tona të ruajnë paqen”.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar pasoja për Kosovën, pas përplasjes së serbëve të veriut me policinë, e cila të premten realizoi aksionin për t’ua mundësuar qasjen në zyra kryetarëve të rinj të tri komunave veriore – Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan.

Megjithatë, përkundër kërkesave të vazhdueshme nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe nga shtetet e QUINT-it (SHBA-ja, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe) që kryeministri Kurti ta ndryshojë kursin, ngase “do të ketë pasojë pasoja për marrëdhëniet tona dyplaëshe”, ky i fundit nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Bashkimi Evropian gjithashtu ka dënuar ashpër tensionet e reja në veri të Kosovës dhe ka shprehur qëndrimin se më nuk do të pranojë “asnjë veprim të njëanshëm ose provokues”, ndërsa u ka bërë thirrje të gjitha palëve që menjëherë, të ndërmarrin veprime në funksion të shtensionimit të situatës dhe të rivendosjes së qetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore