Lajme

Kurti pas takimit me Varhely-in: Diskutuam për përparimin Kosovës drejt integrimit në BE


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Komisionerin për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka theksuar se me këtë të fundit ka diskutuar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Është mirë të mirëpres Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi. Diskutuam përparimin e rëndësishëm të Kosovës drejt integrimit në BE. Ky progres do të forcohet përmes iniciativave të reja si Programi për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, i cili do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit”, shkroi Kurti në Twitter.

Paraprakisht, Varhelyi, në një konferencë për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë se është diskutuar për çështjen e reformave të cilët po i bënë Kosova për të përfaruar kornizën e saj ligjore me atë të Bashkimit Evropian.

Këto reforma, sipas tij, jo vetëm që duhet të vazhdojnë, por edhe duhet të përshpejtohen.

“Kosova është shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit me BE-në, ju keni treguar zotimin tuaj jo vetëm me fjalë, por edhe duke u bashkuar rreth qëndrimit të BE-së në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë. Natyrisht kemi diskutuar edhe çështjen e reformave, kjo është edhe qëllimi i kësaj vizite”, ka thënë fillimisht Varhelyi.

Varhelyi ka bërë të ditur se në takim me Osmanin është diskutuar edhe për sistemin gjyqësor të Kosovës, të cilën Varhelyi e cilësojë si të ngadalshëm, jo efikas e të cenueshëm.

“Kemi raste të disa ndikimeve, kjo përbën edhe një sfidë të madhe. Kërkojmë zotimin e Qeverisë që ta përmirësojë gjitha praktikat gjyqësore, pra ato të jenë në pajtim me Gjykatën e Venecias”, ka shtuar ai.

Sipas Varhelyit, gjithë në këtë mes nevojitet edhe një vullnet i fortë për të adresuar rastet e nivelit të korrupsionit të lartë.

Varhelyi: Nevojitet vullnet i fortë për të adresuar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit në Kosovë  

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore