Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Turqi për të dytën herë me radhë brenda gjashtë muajve.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Ankara.
“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me guverantorin Suleyman Elban në zyrën e tij”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Kosova Başbakanı Sayın Albin Kurti Valimiz @drsuleymanelban’ı makamında ziyaret etti. pic.twitter.com/qnTqIuFhFz
— T.C. İzmir Valiliği (@izmirvaliligi) July 4, 2024
Vizitën e fundit në Turqi, Kurti realizoi gjatë muajit maj, në kuadër të Forumit të parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë, ku morën pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.
I pari i Qeverisë në Turqi u prit nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan.
Kurti, pas takimit me Erdogan, potencoi se kishin diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes.
Në një takim që kishte zgjatur rreth dy orë, Kurti njoftoi se janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Turqisë.
Për takimin në Ankara, fillimisht ishte deklaruar Erdogan, i cili kërkoi që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim konkret në raport me marrëdhëniet e tyre dypalëshe.
Sipas një komunikate për media e lëshuar nga Zyra e Presidentit të Turqisë, bëhej e ditur se takimi ishte përqendruar në qëllimin e rritjes së vëllimit tregtar midis Turqisë dhe Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com