Lajme

Kurti nga Amerika flet për vendimet që mori Qeveria e Kosovës një ditë më parë


Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Akoma vazhdon të jetë në vizitën e tij zyrtare në Amerikë, por një sy e ka në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse nuk e udhëhoqi mbledhjen e qeverisë të hënën e 16 majit, ai përmblodhi në një status në Facebook, vendimet që u morën nga kabineti qeveritar, të cilat ai i quajti “të rëndësishme për Republikën dhe për sigurinë e paqen ndërkombëtare”.

Ndër të parat, të listuara nga kryeministri është vendimi për sanksionet që iu vunë Rusisë e Bjellorusisë.

“Në përputhje me paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE dhe ShBA, vendosëm sanksione shtesë ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Vendosëm masa kufizuese edhe ndaj Grupit Wagner – një entitet ushtarak privat i pa inkorporuar, me bazë në Rusi”, ka shkruar Kurti.

Kurti përmendi edhe sanksionet e marra ndaj disa organizatave terroriste.

“Me qëllim të mbrojtjes së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, vendosëm masa restriktive për terrorizëm ndaj ISIL (Da’esh), Al-Qaeda dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave tjera të lidhura me to”.

Përmendi projektligjin për zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara i cili poashtu morri votat unanime të kabinetit dhe plotësimin e  Programit Legjislativ për vitin 2022 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Miratuam nismën për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e Arkivave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit”, ka cituar kryeministri.

Dhe në fund të listës, Kurti ka përmendur vendimin e bursave të nivelit master “me miratimin e nismës për marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës”.

Më 6 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet me të zbritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vizitën e tij të parë zyrtare atje.

Në ditën e parë të qëndrimit në SHBA, Kurti është takuar me Alice Albright, drejtoreshën e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, takim për të cilin ka shkruar në Twitter se ishte special.

“Një nder i veçantë takimi me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, zonjën Alice Albright dhe fillimin e Negociatave për Kompaktin e Kosovës”, shkruan Kurti.

Që nga ky takim me MCC-në dhe përfaqesuesit e “LinkedIn”, kryeministri Kurti nuk ka treguar nëse kishte takime të tjera, apo jo.

Takimet e kryeministrit kosovar nuk dihen as tani, meqë nuk është bërë publike ndonjë agjendë për këtë vizitë.

Gjithsesi, referuar asaj që kishte thënë Kurti në konferencë për media para se të niste vizitën në Amerikë, se takimet do jenë të shumta dhe vizita do jetë e gjatë.

Me 13 maj është pritur në takim nga Guvernatorja e Iowa-s, Kim Rejnolds.

Më pas kanë takuar ushtarët e FSK-së në Gardën e Iowas.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtës, Armdend Mehaj, janë pritur nga Gjeneral Majori Ben Corell.

Në po këtë shtet u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowa-s nga senatori i Iowa-s, Zach Nunn.

Më 16 maj ka qëndruar në Michigan. Me ftesë të Organizatës së Studentëve Shqiptarë, pati një diskutim të hapur me studentë të Universitetit të Michigan-it.

Ai foli për punën e deritanishme të Qeverisë, sukseset dhe planet për pjesën tjetër të mandatit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore