
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë ka takuar të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach me të cilin ka biseduar për situatën në Veri.
Lajmin e ka kumtuar kryeministri përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’.
“Patëm një takim natën vonë me Lordin Stuart Peach për të diskutuar më të fundit mbi veriun. U deklarua se qëllimi i vendosjes së policisë ishte vetëm ruajtja e sundimit të ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së”.
“Falënderova gjithashtu Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti.
Had a late-night meeting with Lord Stuart Peach to discuss the latest on the north. Stated that the purpose of deploying police was solely to maintain rule of law. Restated my readiness for high-level talks under EU facilitation. I also thanked the UK Govt for their support. pic.twitter.com/JNgMWTghp1
— Albin Kurti (@albinkurti) May 31, 2023
Lajmi për takimin e Kurtit me Peach është bërë i ditur edhe nga Zyra e Kryeministrit ku është thënë se Kurti ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.
Dita e katërt që serbët po protestojnë në Veri
Është dita e katërt me radhë që serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.
Më 26 maj, tensionet në Veri u rritën, atëherë kur krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, kishin hyrë nën përcjelljen e policisë në ndërtesat komunale.
Ndërkaq, më 29 maj, protestuesit u përleshën me trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Nga kjo përleshje 41 trupa të KFOR-it u lënduan dhe dhjetëra protestues.
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe kanë kërkuar që të ndalet menjëherë dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit.
Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunale nëntorin e 2022.
Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qyteti ku çdokush mund të jetë spiun
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve pas shpërthimit të depove të karburantit
-
Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin – Milan Radojçiçin e projektonte si të tillë