Shqipëria

Kurti në Lezhë, prezanton kandidatin për deputet të LVV


Kryetari i partisë Lëvizja Vetëvendosja (LVV), Albin Kurti, të martën e 2 marsit, ka përkujtuar 577 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Ai e ka shfrytëzuar këtë ditë, për të prezantuar dhe kandidatin për deputet nga LVV, Iliaz Shehun.

Kurti është shoqëruar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Ziadin Sela, deputeti shqiptar nga Bujanoci, Nik Gjeloshaj dhe kryetari i komunës së Tuzit, Shaip Kamberi.

Albin Kurti ka deklaruar se bashkëpunimi midis dy qeverive duhet të fokusohet tek politika e jashtme, siguria dhe energjia.

“Shqipëria dhe Kosova, si shtete të bashkërendohen drejt afrimit dhe bashkimit, në tre fusha kryesore. Në atë të sigurisë së përbashkët, energjisë dhe burimeve natyrore dhe me atë të politikës së jashtme për kombin shqiptar”.

Sa i përket bashkimit kombëtar, Kurti është shprehur se këtë “nuk e lejon Kushtetuta”. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sipas tij, e kundërshton bashkimin me një shtet tjetër duke u bazuar në nenin 1.1  dhe nenin 1.3.

Neni 1.1 thotë që Kosova është vend i pavarur dhe demokratik, ndërsa neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore