Lajme

Kurti në fjalimin solemn të Pavarësisë: Kosova është shembull i demokracisë në këtë rajon problematik siç është Ballkani


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ditën e Pavarësisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zgjedhur që ta fillloj me mbledhje të Qeverisë.

“Sepse dëshirojmë të përcjellim mesazhin se puna dhe festa, në Republikën tonë duhet të shkojnë gjithmonë bashkë”, tha kryeministri Kurti, në mbledhjen e cila filloi në ora tetë.

“Pavarësia jonë u arrit përmes luftës dhe sakrificës, por do të rritet vetëm përmes punës. Jo përmes rrugëve të shkurtëra të cilat premtohen nga jo serioz, por vetëm përmes punës dhe sakrificës, që i karakterizon njerëzit e mirë të Kosovës”.

“Në këtë festë të 15 vjetorit të pavarësiosë, duhet t’ja përkujtojmë vetes se kur të vij 20 vjetori duhet të jenë shtuar arësyet që të rinjtë tanë të zgjedhin edhe Kosovën për një jetë të mirë”, tha kryeminsitri.

“Kosova është shembull i demokracisë në këtë rajon problematik siç është Ballkani”.

“Ne e dimë mirë ç’është bashkëjetesa, madje kemi histori të gjatë bashkëjetese të suksesshme, të cilën e kanë dëmtuar vetëm ata që dëshirojnë të dominojnë, të sundojnë e të mbivendosin vullnetin e shumicës për pavarësi”.

“Duhet të mburremi për të drejtat që u japim pakicave. Asku në evropë nuk ju japin të drejta sikur ne”, tha më tej Kurti.

“Nuk erdhëm ne këtu nga zeroja, Kosova nuk është produkt i rastësisë, por i historisë së vet. Shekuj dhimbjesh që sot të kemi këtë gëzim”.

Në këtë fjalim, kryeministri nuk përmendi fare UÇK-në dhe asnjë nga kontribudhënësit për të arritur deri tek kjo ditë.

Përveç të gjallëve, Kurti nuk u ndal të rikujtonte e falënderonte as të rënët, dëshmorët e të zhdukurit, familjet e të cilëve edhe në këtë 15 vjetor të Pavarësisë kanë dhimble për të afërmit e tyre, eshtrat e të cilëve nuk gjenden asku.

“I falënderohemi të gjith atyre që kanë kontribuar për clirimin e  vendit e për shpalljen e pavarësisë. Republikë për 15 vjet, Republikë përjetë”, ishte fjalia përmbyllëse e Kurtit në këtë mbledhje solemne të 17 shkurtit.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore