Lajme

Kurti me baroneshën Heliç diskuton për ballafaqimin me të kaluarën dhe adresimin e krimeve të luftës


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit virtual me Baroneshën Arminka Heliç nga Dhoma e Lordëve e Parlamentit Britanik

Ballafaqimi me të kaluarën ishte ndër temat kryesore të takimit virtual që Kryeministri Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që zhvilloi me Baroneshën Arminka Heliç nga Dhoma e Lordëve e Parlamentit Britanik, adesimin e krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Millosheviç-it si dhe arritjet dhe synimet e Kosovës si shtet.

Kryeministri me anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar dhe me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kanë biseduar me baroneshën Heliç edhe për nismat institucionale për ballafaqim me të kaluarën, ku është veçua nisma për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës dhe hartimi i Strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Tutje kryeministri i ka konfirmuar Baroneshës përkushtimin e qeverisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformën në drejtësi dhe angazhimin për tërheqjen e investimeve, të cilat krijojnë vende të reja të punës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ai ka folur edhe për synimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE) dhe Në Aleancë Veri Atlantike (NATO), si dhe për rritje të bashkëpunimit rajonal.

Kurse Baronesha Heliç, thuhet se e ka dëshiruar suksese Kosovës në rrugëtimin e saj perëndimor.

Ajo i ka shprehu mbështetje për programin e Qeverisë, duke theksuar se sukseset e Kosovës, janë suksese edhe për rajonin e Ballkanit.

“Jam e inkurajuar kur shoh se qeveria u përgjigjet kërkesave të popullit për drejtësi dhe punësim dhe ofron stabilitet”.

“Përderisa Kosova të mos jetë e zonja e vetes dhe rajoni të mos ndikohet nga shtetet fqinje dhe politika ruse, nuk mund të vendoset paqja në Ballkan”, ka thënë ajo, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u bisedua për sfidat e proceseve për njohje dhe drejtësi për të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. U theksua puna e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, në një proces të ndjeshëm dhe tejet të rëndësishëm për të ardhmen e të mbijetuarve, dhe për gjithë shoqërinë.

Në fund është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe në nismat për adresimin e këtij krimi të kryer gjatë luftës në Kosovë dhe vendet e rajonit, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore