Lajme

Kurti: “Lëvizja Vetëvendosje ka bërë prerje të qartë me të kaluarën”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në shënimin e 17 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryetari i saj njëherit edhe kryeministër i vendit, Albin Kurti, veçoi një frazë për të përshkruar qeverisjen me subjektin përkatës që e udhëheq.

Ai zgjodhi të theksojë e ritheksojë, se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet “është bërë prerja e qartë me të kaluarën”.

Në lartësimin e subjektit politik të tij, Albin Kurti tha se “kemi dëshmuar qeverisje alternative, tjetër prej asaj që kemi parë në të kaluarën”.

Madje, prej një sërë çështjes të cilat ai i vetëparaqiti si arritje, tha se “Lëvizja Vetëvendosje ka dyfishuar rritjen ekonomike”, si dhe “kemi avancuar aleancat dhe partneritetet me shtetet mike”.

“Prerjen me të kaluarën, natyrisht që kemi pritur që ky ndryshim të do të has në rezistencë nga ata që kanë keqpërdorur shtetin dikur. Por, nuk jemi ndalur e as nuk do të ndalemi”, tha Albin Kurti në konferenencë për media.

“Ne jemi një lëvizje që nuk konsideron që gjërat kanë filluar me neve apo se përfundojnë me neve”, tha mes tjerash Kurti

“Mendimm, fjalim, aksion”, tha Kurti, “është triniteti i Lëvizjes Vetëvendosje”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore