Lajme

Kurti e lëshon seancën e Kuvendit, Musliu: Mos i ik përgjegjësisë je “frikacak”


Albin Kurti duke e lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet shtrejntimi i energjisë elektrike

“Albin Kurti i super premtimeve sot është shndërruar në një Kryeministër të super arsyetimeve”, kështu e ka filluar deklaratën e saj deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, gjersa i pari i ekzekutivit, Albin Kurti, e ka lëshuar sallën ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektike.

Ndërsa Kurti po e lëshonte sallën, deputetja Musliu e ka quajtur atë “frikacak” duke e ftuar këtë të fundit të qëndrojë në sallë.

“Rri more rri mos u frikëso rri o Kryeministër mos ik prej përgjegjësisë hajde ulu këtu, frikacak”, ka shtuar ajo.

E në mbrojtje të Kryeqeveritarit ka dalë bashkëpartiaku i tij, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Mos ma kërcëno kryeministrin deputete”, ka thënë shkuart Konjufca.

Pas këtij, zhvillimi Musliu e vazhdoi fjalën e saj të cilën e kishte nisur, ku tha se Kurti ishte kryeministër i super fajësimeve.

“Albin Kurti dhe trupa e tij tragji-komike një vit qeverisje i quan dëm me shkarkime të jashtëligjshme, shantazh dhe propagandë. Sot kur po përballemi me krizën serioze të energjisë, ky regjisor na del me deklarata super-ofenduese. Ky njeri po sillet se kriza na paska ardhur brenda natës, në anën tjetër fajëson 20 vjetët para tij. Ai luan rolin e mësuesit si duhet të sillen qytetarët karshi krizës energjetike”, ka thënë Musliu.

Albin Kurti duke e lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet shtrejntimi i energjisë elektrike

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore