Lajme

Kurti e Latifi: Në pandemi nuk duhet kurrsesi të çlirohemi


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të mërkurën kanë vizituar qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë.

Kurti dhe Latifi kanë thënë gjatë kësaj vizite se, “nuk duhet kurrsesi të çlirohemi”.

“U theksua se sa më shumë që të respektohen masat në fuqi, aq më lehtë do ta kalojmë valën e re të infektimeve”.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, në të cilen thuhet se të dy kanë bërë thirrje për vaksinim dhe respektime të masave anti-COVID, si armë të vetme dhe të dëshmuar kundër virusit Corona.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, “pas konfirmimit të pranisë së variantit Omicron në territorin e Kosovës, ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja edhe në vendin tonë, si në gjithë botën”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ndërkaq, të dytë kanë bërë të ditur se janë duke situata epidemiologjike është duke u monitoruar vazhdimisht.

“Çdo veprim, e çdo hap që do të ndërmerr Qeveria, do të jetë i bazuar në të dhënat shkencore më të fundit lidhur me variantin Omicron”, thuhet në komunikatë.

“Përvoja e vendeve të tjera tregon se rritja e rasteve, si dhe rritja e numrit të pacientëve të shtrirë në spital, mund të jetë e shpejtë dhe e pamëshirshme”.

Të dy theksuan dy objektiva kryesore përballë valës së variantit Omcrion.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

“Rritja e rasteve të mos jetë kaq e shpejtë sa që të mbingarkohet sistemi ynë shëndetësor, i cili është ende i brishtë dhe që të parandalojmë, po aq sa kemi mundësi, përhapjen e virusit, si dhe sëmundjen e rëndë dhe humbjen e jetës që mund të shkaktohet prej tij”.

Me pesë janar, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar për zero persona të vdekur dhe 107 persona të infektuar nga COVID-19.

Ndërsa, një ditë më parë, më 4 janar në Kosovë kishte 108 raste të reja me COVID-19.

Më 26 dhjetor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka lajmëruar se janë identifikuar 9 raste të variantit Omicron të SARS-COV-2 në Kosovë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se, sot, më 26 dhjetor 2021, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021”.

Prej këtyre rasteve të identifikuara, 2 janë raste të ardhura nga ShBA, 2 nga Londra, 1 nga Franca, dhe 4 nga Mitrovica të cilët mohojnë të kenë udhëtuar jashtë vendit ose të kenë pasur kontakte me dikë nga jashtë, ka njoftuar IKSHPK.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore