Lajme

Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen për ditëlindje


Rexhep Qosja, Akademik

Këtë 25 qershor, akademik Rexhep Qosja feston ditëlindjen e 86-të.

Atij në këtë ditë të veçantë i shkaun në vizitë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca.

Kurti tha se bashkë me Konjufcën i uruan atij shëndet, gëzime e mbarësi, teksa shtoi se Qosja vazhdon të jetën me qëndrime të forta.

“Vitet kalojnë, por disi jo edhe për Profesor Qosjen: mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta si ngaherë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Instagram.

Rexhep Qosja është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar.

Kujtojmë se Qosja është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama e publicistikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore