Lajme

Kurti dhe nënsekretari italian, flasin për rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe nënsekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrit përmes njoftimit për media.

“Duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Italisë për vendin tonë”.

Ndër të tjera, gjatë bisedës u përmend edhe rritja e shkëmbimeve tregtare mes Italisë dhe Kosovës.

“Ai theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve dhe gatishmërinë për tërheqje të investimeve në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe nënsekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova.

“Duke vlerësuar Italinë si partner dhe aleat edhe në BE dhe NATO, kryeministri vlerësoi kontributin dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, dhënë nëpërmjet Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

Ndërsa, nënsekretari italian i Shtetit, falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen.

Duke biseduar për indikatorët pozitiv ekonomik, të dy janë “pajtuar se demokracia është mënyra më e mirë për të arritur rritje ekonomike”.

Vedova përgëzoi kryeministrin për pozicionimin e qartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

“Në takim u theksua domosdoshmëria e parandalimit të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore