Jetesë & Stil

Kurora më e rëndësishme në botë, tanimë në një ankand


Kurora e shtëpisë së Savoias, me diamante, perla natyrale në formë e stilit barok, do të dalë në ankand nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në Gjenevë.

Një ndër kurorat më të rëndësishme në botë së shpejti do të jetë në shitje me një çmim nga 1.5 milion dollarë. Në pritje të një blerësi ajo mund të ‘provohet’ virtualish t.

Për të inauguruar prezantimin e kurorës në tregun botëror, shtëpia prestigjioze e ankandeve ka lançuar një filtër të ri në Instagram, për të njohur këtë xhevahir, që bën të mundur ta provosh dhe ta shohësh virtualisht, me sfondin 3D të një pallati italian, pikërisht atë të palllatit të gjuetisë të Stupinigi në Torino, që dikur ishte rezidenca mbretërore e gjuetisë e Shtëpisë Savoia.

 

Ky xhevahir me perla natyrale është trashëguar brez pas brezi, që prej gjysmës së dytë të shekullit të XIX dhe ka qenë pjesë e dy koleksioneve mbretërore të Europës.

Kjo kurorë i është bërë Maria Vittoria dal Pozzo, dhuratë për martesë në 1867 nga bashkëshorti Amadeo I i Savoias, duka i Aostes, atëherë mbret i Spanjës (1870-1873).

Kurora mbeti në familje për më shumë se 150 vjet dhe mendohet se është krijuar nga Musy Padre e Figli, një argjendar i oborrit mbretëror të Torinos dhe një nga më të famshmit e Europës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore