Sport

Kur të admiron Zidane, padiskutim je ‘The GOAT’


Zinedine Zidane - Lionel Messi (Adidas)

Zinedine Zidane dhe Lionel Messi u ribashkuan për një video me “Adidas”, me bisedën e plotë 29 minutëshe të postuar në YouTube. Të filmuar në Miami, të dy folën për një sërë temash. Dhe të dy i bënë me radhë pyetje njëri-tjetrit.

Lionel mbeti dukshëm i emocionuar pasi Zidane foli se sa shumë e admiron atë.

Me kalimin e viteve, Messi shpesh konsiderohet si lojtari më i mirë që ka zbukuruar ndonjëherë një fushë futbolli (ndryshe cilësohet si The GOAT- më i miri i të gjitha kohërave).

Në vitin 2022, shumë tifozë të futbollit menduan se ai u bë “The GOAT” i padiskutueshëm pasi udhëhoqi Argjentinën në lavdinë e Kupës së Botës në Katar.

Messi do të jetë mësuar të marrë lëvdata, por legjenda e Argjentinës mbeti dukshëm i emocionuar kur Zidane foli pozitivisht për të gjatë një interviste të fundit të përbashkët me “Adidas”.

I pyetur për të përshkruar Messi-n me disa fjalë, ish-lojtari dhe menaxheri i Real Madrid-it Zidane tha: “Është vetëm një fjalë: ‘magji’. Domethënë, Leo dhe unë nuk jemi bashkë çdo ditë. Kështu që sot është një ditë shumë e rëndësishme për mua, sepse mund t’i them se sa shumë e admiroj”.

“Dhe të gjithë njerëzit që pëlqejnë futbollin dhe të gjithë këta lojtarë janë të ndryshëm, mendoj se ai është magjik, magjik në kuptimin që përpara se të merrte topin, ai e dinte tashmë se çfarë duhej bërë”.

Francezi vazhdoi: “Sidomos për mua, si dikush që e kuptoj futbollin, duke të parë në fushë, pothuajse e dija se çfarë do të bëje. Ishte si një lidhje”.

“Kur e shoh duke bërë atë që bën, them ‘kjo është’. Kjo është ajo që njerëzit duan të shohin në futboll”, theksoi Zidane.

Messi ia ktheu favorin kur iu kërkua të fliste për Zidane, ai tha: “Nuk po e them këtë sepse ai është këtu, e kam thënë disa herë më parë. Mendoj se ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Gjithmonë e kam admiruar dhe e kam pëlqyer shumë. E kam ndjekur shumë në Madrid dhe më bëri të vuaj sepse isha te Barcelona”.

“Më kujtohen ato kohë në Madrid. Ai ka qenë gjithmonë një lojtar ndryshe. Elegant, artistik, magjik, ai i kishte të gjitha”.

“Kam shumë kujtime prej tij, më kujtohet goli kundër Bayer Leverkusen në finalen e Champions League, goli që shënoi me këmbën e majtë, golat që shënoi në Kupën e Botës…”.

“Ka një lojë në Valencia ku realizon me të majtën, këto janë gjërat që ne që e duam futbollin i shijuam, unë e shijova shumë edhe pse ishte e vështirë për mua si tifoz i Barcelona-s”, shpjegoi Messi.

Zinedine Zidane – Lionel Messi (Featured Image Credit: Adidas)

Gjatë bisedës së jashtëzakonshme mes dy prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave të futbollit, Zidane zbuloi, ndër të tjera, edhe lojtarin më të vështirë me të cilin ishte përballur ndonjëherë.

Megjithatë, ishin dy lojtarë që Zidane nuk i pëlqente të luante kundër. Fituesi i Topit të Artë të vitit 1998 vlerësoi legjendën e Milan-it dhe Italisë, Paolo Maldini për atë se sa “i zgjuar” ishte, ndërsa theksoi gjithashtu se Lilian Thuram nuk ishte dikush me të cilin doje të përballeshe.

Zidane fitoi Kupën e Botës së bashku me francezin, i cili gjithashtu luajti përkrah Messi-t për dy sezone te Barcelona.

Zidane tha: “Lojtari më i ashpër? Epo, jo lojtari më i ashpër, por më i vështiri ishte Paolo Maldini. Sepse ai ishte shumë i zgjuar, inteligjent në fushë”.

“Dhe Thuram. Ai ishte i ashpër. Kur ai është në ekipin tuaj, ju jeni të lumtur. Por nëse ai luan kundër jush, ju nuk jeni”, shpjegoi francezi.

Messi nuk e zbuloi kundërshtarin e tij më të ashpër.

Zinedine Zidane

Një temë tjetër interesante e diskutuar mes Zidane dhe Messi-t ishte dhe pse francezi zgjodhi numrin “5” në fanellë teksa luante për Real Madrid-in. Ishte një numër që la të habitur pjesën më të madhe të tifozëve, gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të futbollit.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën iu bashkua gjigantëve spanjollë nga Juventus në 2001 dhe mbajti një rol kryesor në klub për pesë vitet e mbetura të karrierës së tij si lojtar.

Por ishte e tillë lidhja e mesfushorit me “Los Blancos”, saqë ai zgjodhi të fillonte udhëtimin e tij si trajner në “Bernabeu” në vitin 2013, duke iu bashkuar trajnerit të atëhershëm, Jose Mourinho si asistent.

Magjia e Zidane në krye të klubit midis 2016 dhe 2018, dhe një periudhë e dytë midis 2019 dhe 2021, e pa Real Madrid-in të gëzonte një periudhë dominimi që solli dy triumfe në La Liga, dy trofe të Superkupës dhe një tre tituj mbresëlënës të Champions League.

Zinedine Zidane – Jude Bellingham

Por për një numër “10” të vërtetë, zgjedhja e 51-vjeçarit për numrin e fanellës ishte një gjë për të ngritur vetullat dhe diçka e pyetur nga vetë Messi gjatë bisedes mes dy ikonave.

“Presidenti Florentino Perez, nuk i pëlqente lojtarët që mbanin numrat 25, 30, 35”, shpjegoi Zidane. “Ai ishte nga shkolla e vjetër. Numri 1 për portierin dhe më pas deri në numrin 10”.

“(Manolo) Sanchis kishte numrin 5 për Madrid-in, ai u largua dhe kur arrita atje, presidenti më tha ‘a nuk do të doje të kishe një numër nga 1 në 10?’ dhe ne zgjodhëm numrin 5 sepse ai nuk donte 25, 30, 35. Ky nuk është futboll, është futboll amerikan, kështu që në fund mora numrin 5”, shpjegoi Zidane.

Me vendimin, Zidane krijoi një trashëgimi për numrin, dhe një që mund të rëndojë shumë për ata që e trashëgojnë atë.

Por Jude Bellingham, i cili ka veshur fanellën që nga transferimi i tij në qershor nga Borussia Dortmund, nuk ka pasur probleme të tilla. Ylli anglez ka qenë në formën e jetës së tij që nga transferimi i tij prej 113 milionë paundësh në Madrid, dhe shënoi 13 gola në 14 paraqitjet e tij të para.

Në të kundërt, gjatë sezonit debutues të Zidane në klub, francezi shënoi 12 gola në të gjitha garat.

I pyetur nëse ai kishte zgjedhur fanellën me “5” për Zidane gjatë ceremonisë së këtij viti të Topit të Artë, ku 20-vjeçari fitoi Trofeun Kopa, Bellingham nuk mund t’i rezistonte një shakaje të vogël.

“Nuk kishte mbetur shumë”, tha Bellingham, por shtoi: “Kjo shton pak presion, por doja t’i bëja nderim një prej idhujve të mi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore