Aplikacione

Kur studimi i tregut zbulon se çka mendojnë konsumatorët


Sipas Carl Wong, i cili ka punuar në industrinë e studimit të tregut për më shumë se 20 vjet, ka thënë se studimi tradicional i tregut bazuar në pyetësorë, ka një dobësi të dukshme.

Ai është shprehur për agjencinë e lajmeve, BBC, se njerëzit nuk mund t’u përgjigjen disa pyetjeve me sinqeritet sepse nuk janë të vetëdijshëm për motivet e tyre themelore.

“Ne të gjithë jemi të ndikuar nga gjëra për të cilat nuk jemi në gjendje, ose jemi të gatshëm, të reflektojmë në kohën kur merret një vendim blerjeje ose kur i përgjigjemi një pyetjeje të sondazhit”, ka evidentuar Wong.

BBC shkruan se ky boshllëk në të kuptuar po plotësohet nga një botë e pasur me të dhëna që gjeneron masa informacioni rreth dëshirave të brendshme të njerëzve përmes gjurmimit të cookie-ve dhe një mori të dhënash të tjera që lihen pas teksa ata lundrojnë nëpër faqet e internetit që iu interesojnë.

Dhe veçmas kësaj, studiuesit e tregut mund të përdorin sasi masive të fuqisë informatike dhe ruajtjes së të dhënave duke përdorur shërbime kompjuterike me kosto të ulët, të cilat ofrojnë përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave që mund të rriten në varësi të nevojave të klientit.

Pyetjes se pse na tërheqin shfrytëzimet e figurave të caktuara publike dhe të famshmit, i ka dhënë përgjigje revolucioni i nxitur nga teknologjia që po hedh dritë mbi mënyrën se si njerëzit fshehin nxitjet më të thella nga vetja.

I nxitur nga shpërthimi i të dhënave në mediat sociale, Jason Brownlee, po hulumton sjelljen e konsumatorit në një shkallë të gjerë.

Themeluesi i Colourtext-it, një analizues i të dhënave dhe njohurive të konsumatorit, është i vendosur në një fshat në rrethin e Liqenit. Por ai mund të ndjekë të gjitha lëvizjet e konsumatorëve nga idili i tij rural. “Njerëzit lënë gjurmë digjitale pas tyre”, thotë ai.

Ai ka studiuar modelet e konsumit të lajmeve, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe informatikën cloud për të parë gjurmët e njerëzve të lëna teksa shohin 100 mijë artikuj të lajmeve në internet.

“Sapo të klikojnë në një faqe, ne fillojmë të shohim një model që shfaqet. Ne nuk mund ta bëjmë këtë në asnjë mënyrë tjetër përveç përdorimit të inteligjencës artificiale dhe cloud-it”, është shprehur studiuesi.

Dhe kjo ka prodhuar njohuri befasuese mbi mënyrën se si perceptohen me të vërtetë figura të tilla si Boris Johnson dhe Meghan Markle. Pasi fuqia e të dhënave të mëdha ka rrëzuar kategoritë tradicionale që industria e kërkimit të tregut përdori për të përcaktuar shijen e konsumatorëve.

“Rregulli ishte që njerëzit që shkojnë për të treguar tregime biznesi nuk priren të jenë të interesuar në politikë”, është shprehur.

Zhytja e Brownlee-t në zakonet e lexuesve të 18 mediave të ndryshme në internet të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë BBC News Online, ka rrëzuar këtë supozim dhe ka zbuluar bashkëngjitjet që u ishin shmangur studiuesve të mëparshëm.

“Zbulova një grup njerëzish që lexonin për njerëz të famshëm. Kryesorja e listës së tyre është Meghan Markle. Por ata gjithashtu lexojnë për Boris Johnson. Ata normalisht nuk janë të interesuar për histori politike, por Boris-i ka një shtrirje shumë më të gjerë sesa vetëm politika”, ka treguar ai.

BBC shkruan se derdhja e të dhënave të mëdha në cloud dhe shqyrtimi i hollësishëm i tyre nxorri që kryeministri shihet nga shumë si një njeri i famshëm.

Mirëpo, lidhje të tilla sfidojnë segmentimin e pranuar të hulumtimit të tregut dhe vetëm copëzimi i numrave në cloud mund t’i dallojë ato.

Dhe duke u zhytur nëpër këto të dhëna, studiuesit e tregut mund ta kuptojnë sjelljen njerëzore si kurrë më parë.

Tanimë, shprehjet e fytyrës mund të vihen nën një mikroskop për analizën e të dhënave për herë të parë, thotë Wong-u, i cili punon për shtëpinë amerikane të software-it të analitikes, Medallia, pasi ua shiti atyre biznesin e tij të njohurive të konsumatorit me bazë në Merseyside, Living Lens.

Teknologjia e këtij software-i mat një fytyrë përmes pikave të shumta me modele të ndryshme që shfaqen në varësi të emocioneve që shpreh. Këto modele ndryshojnë me moshën, gjininë dhe racën.

Del Taco, zinxhiri i restoranteve të ushqimit të shpejtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu drejtua Wong-ut kur kompania azhurnoi zbukurimet dhe menutë e saj, por që dëshironte t’i harmonizonte këto ndryshime me reagimet e klientëve.

Ekipi i Wong-ut ndërhyri me një aplikacion studimi që lejoi darkuesit e Del Taco-s t’i jepnin përgjigje pyetjeve përmes videove në smartphone-t e tyre.

“Ne kapëm atë video dhe analizuam orë reagimesh nga klientët duke parë gjuhën e tyre dhe ndjenjat e tyre teksa flisnin. Kjo na dha një pamje shumë më të pasur sesa një studim tradicional”, ka sqaruar ai.

Të dhënat e mbledhura u transmetuan në cloud për analiza, të cilat ekspozuan emocionet themelore që klientët ndienin teksa u pyetën për vaktin e tyre.

BBC tregon se shkalla e të dhënave që mund të manipulohet në cloud ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë industrisë së kërkimit të tregut.

Jon Puleston, i cili analizon materialin në internet për gjigantin kërkimor të konsumatorit Kantar dhe kënaqet me këtë element të ri, tregon se “ne po prodhojmë anije me naftë me të dhëna dhe cloud-i po na lejon t’i përsosim ato”.

Kantar-i përmes zhytjes në cloud me software-in e vet ka pohuar se ndjehen të paaftë për të qenë të sinqertë ndaj studiuesve të tregut duke u përpjekur të përcaktojnë atë që vërtet lundron me varkën e tyre.

“Të flasësh me një aparat fotografik është një mjet shumë efektiv, por ajo që njerëzit thonë shpesh është milje larg nga ajo që ata ndiejnë, ka kaq shumë faktorë të pavetëdijshëm në lojë”, ka vijuar.

Software-i specializuar ka vënë re përgjigjet e filmuara që prekin këta faktorë të pavetëdijshëm përmes të dhënave si toni i zërit dhe shprehja e fytyrës. Kjo i tregon Puleston-it se konsumatorët tregohen shumë të ashpër me veten për kënaqësitë e tyre.

Në terma të tjerë, kur njerëzve u kërkohet të vlerësojmë një film, instinkti natyror shkon drejt një filmi të lehtë. Edhe pse në të vërtetë ky film është shijuar, njerëzit gënjejnë se ju pëlqen një me përmbajtje intelektuale.

Kantar-i zbaton inteligjencën artificiale në një bankë emocionesh njerëzore të regjistruara në film dhe të mbledhura në cloud dhe demistifikon ndjenjat reale të njerëzve.

Edhe pse studiuesit e tregut mund të kenë hequr dorë nga trokitja në dyert e konsumatorëve me pyetësorët e tyre, teknologjia po i lejon ata të futen brenda kokës së tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore