Stil

Kur ora tregon elegancë


Aksesorët janë një pikë e fortë për këdo që do të duket ndryshe. Por a e dini se ora është një ndër bizhuteritë më të rëndësishme dhe njëkohësisht më të kushtueshme si për femrat ashtu dhe për meshkujt.

Përveç anës estetike, ora është shndërruar në një tregues social. Përzgjedhja e saj duhet të përkojë me moshën, stilin e veshjes dhe angazhimin e secilit.

Besojmë se është mjaft e kuptueshme, ku krahas veshjes me shije dhe një ore të mirë, dallohet se kemi të bëjmë me një “zonjë apo zotëri të vërtetë” që merr vesh nga eleganca.

Por, orët e dorës të cilat përdoren nga të dy gjinitë, në çdo kohë e çdo stinë kanë disa karakteristika të cilat duhen pasur parasysh para se të përzgjidhen.

Ne e dimë se ekzistojnë me qindra lloje të modeleve të orëve të dorës, të cilat u përshtaten shijeve të secilit. Por më të kërkuara sa u përket blerësve meshkuj janë modelet më klasike.

Ndërsa, sa u përket femrave kërkesat e tyre janë më të komplikuara. Preferencat e tyre janë të orientuara drejt orave  të mëdha me zinxhir metalik.

E kushdo qofshin zgjedhjet tuaja, një orë fine për ju apo si dhuratë, mbetet një zgjedhje ideale!

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore