Futboll

Kur Lukaku lartësonte Ibra-n para se të mbërrinte tek Inter


Një Romelu Lukaku kurrë më parë i rrezikshëm kokë-më-kokë. Nga ana tjetër, Zlatan Ibrahimovich, i cili nuk është i ri për provokimet në fushë, ashtu si karakteri i tij prej ‘bully’. Një përballje “e egër” midis dy titanëve, dy emrave të mëdhej të futbollit, që kanë bërë xhiron e botës. Dhe të mendosh se të dy, ish shokë tek Manchester United në sezonin 2017-2018, nuk kishin ndezur kurrë mosmarrëveshje të kësaj madhësie.

Përkundrazi: vetëm disa muaj para transferimit tek Inter, Lukaku, duke iu përgjigjur pyetjes së një tifozi se “Çfarë keni mësuar nga Zlatan?”, të lë pa fjalë: “Gjithçka që mësova nga Zlatan ishte e shkëlqyeshme; të paharrueshme historitë e tij kur ishte tek Juventus, Inter, Milan, Barcelona dhe Ajax”.

Dhe ekziston një kujtim domethënës: “Mbaj mend një trajnim në veçanti: duke qenë të dy sulmues, ne kurrë nuk ishim në të njëjtën skuadër. Në një moment, në një ushtrim një me një, ai më shtyu, e në atë moment kuptova se ai dëshironte gjithmonë luftonte për vendin e tij. Kjo është arsyeja pse ai më ndryshoi. Unë mësova të përqendrohem, të punoj shumë dhe gjithashtu të argëtohem. Ai është një djalë me të cilin mund të argëtohesh shumë dhe të kesh një personalitet të tillë në dhomën e zhveshjes ishte e mrekullueshme”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore